Përmbytjet, inxhinieri Gëzim Beqaj: Shteti duhet të konsultohet me ekspertët, më vjen keq që…

Reshjet intensive të javëve të fundit sollën përmbytje në disa zona të vendit, ku më problematike u paraqitën zona e Nënshkodrës dhe Lezha.

Inxhinieri, Gëzim Beqaj, i ftuar në Ora News, thotë se shteti duhet të kërkojë ndihmën profesionistëve të fushës, në këtë rast të inxhinierëve, për përballimin e emergjencave të tilla.

Për këtë, ai mori shembullin e një Instituti Ekonomik në Holandë, ku qeveria atje, përpara se të bëjë një ndryshim që lidhet me taksat, konsultohet fillimisht me këtë Institut dhe më pas e kalon çështjen në parlament.

Beqaj: Po marr një shembull shumë të thjeshtë, po marr Holandën. Atje është një institut që është i ekonomisë. Por qeveria Holandeze dhe parlamenti Holandez, kur dëshiron të marrë një nismë ligjore për ndryshimin e një takse, më përpara, e dërgon tek instituti dhe më pas në parlament. Politika duhet ta kuptojë përfundimisht, duke mbajtur peng inxhinierinë, e para merr risqe të panevojshme dhe e dyta lehtësohet. Do të marrë një produkt ku inxhinieri do të jetë një end me interes publik, ai nuk është një end privat, por publik kur inxhinierët do të paguajnë kodin e tyre dhe publiku apo çdo i interesuar, kur të kërkojë një shërbim inxhinerik do të drejtohet tek ne ku do të jetë transparente gjithçka. Unë nuk kam asgjë fare me politikën në aspektin personal, më vjen keq që nuk po e bën, nuk ka asnjë arsye. Është e kundërta, duhet ta bëjë