Marmoleum Sport është dysheme linoleumi e cila përmbush standardet më të fundit europiane për parametra sportive. Ky produkt është i përbërë nga lëndë të para natyrore dhe në mënyrë miqësore me mjedisin.
Përmbledhje
Marmoleum Sport është dysheme sportive me shumë përdorime, e cila mund të përdoret në të gjitha llojet e ambienteve sportive.Ngjyrat janë të disponueshme në trashësi 3.2 dhe 4.0 mm.

Çertifikime
Marmoleum Sport i tejkalon lehtësisht të gjitha pengesat dhe plotëson të gjitha kërkesat e standardit europian EN 14904 dhe standartit Gjerman DIN V 18032-2.
Redukton rrezikun e lëndimeve
Shtresat e dyshemesë në salla sportive dhe me shumë përdorime duhet të plotësojnë veçoritë e sigurisë dhe funksionalitetit sportiv.
Marmoleum Sport redukton rrezikun e lëndimeve, lodhjes së muskujve dhe mbingarkesës, duke garantuar performancë optimale kundër rrëshqitjes.
I përshtatshëm për ngarkesa dhe trafik të rëndë
Qëndrueshmëria ekstreme e dyshemesë Marmoleum garanton performancë të lartë edhe pas shumë vitesh përdorimi intensiv. Vetitë e shkëlqyera të pastrimit dhe mirëmbajtjes sigurojnë që dyshemeja do të duket mirë për një kohë të gjatë.
Një kampion vizual
Koleksioni Marmoleum Sport ofron 11 ngjyra bashkëkohore me një teksturë të butë mermeri. Koleksioni ofron një përzierje ngjyrash neutrale dhe të ndezura të cilat mund të kombinohen për të shtuar forma të theksuara në dysheme.

Dysheme Linoleumi me performancë të lartë
- Shtresë dyshemeje fleksibël dhe elastike
- Me shumë përdorime (në kombinim me sistemin e duhur të nënshtresës)
- Rezistente ndaj rrëshqitjes
- E qëndrueshme
- E pandjeshme ndaj nxehtësisë së fërkimit
- E ngrohtë në prekje
- Rezistente ndaj flakës
- E përshtatshme për ngrohje nën dysheme
- Rezistente ndaj djegieve të cigareve
- E disponueshme në trashësi 3.2 dhe 4.0 mm
- Gamë e gjerë ngjyrash të cilat mund të kombinohen
Dysheme natyrale dhe higjienike
- E bërë nga lëndë të para natyrore
- Higjienike
- Bakteriostatike
- E qëndrueshme
Marmoleum Sport plotëson të gjitha vetitë funksionale sportive dhe përmbush çdo kërkesë për një produkt ekologjikisht superior.
- Marmoleum Sport instalohet mbi beton industrial ose mbi nënshtresë ( maset ) të punuar me helikopter Rc 20-25.
- Paketa e plotë përmban: Primer, autonivelant ( 4kg/m2 – 5kg/m2 ), ngjites , regupol ( 7 mm ), ngjitës, Marmoleum Sport, trajtim me finiturë mbrojtëse.
E gjithë paketa arrin në 15 mm trashësi.




