Blog

Search Anything

Categories

”Nuk është faji i tërmetit”, inxhinieri Beqaj nxjerr në pah mangësitë e ndërtimeve në Shqipëri

Gëzim Beqaj, inxhinier ndërtimi, në një intervistë për Euronews Albania ishte i mendimit se problemi kryesor që kanë ndërtimet në Shqipëri është disiplina inxhinierike, pavarësisht se tërmeti ishte shumë i fortë.

Ai tregoi se ndërtimet e reja nuk kanë pësuar dëme serioze nga tërmeti, gjë që tregon se cilësia e ndërtimeve nuk ka qenë problem.

Si mosveprim i shtetit në kohën e vet një pjesë e mirë e banesave janë amortizuar dhe për shkak të mungesës së mirëmbajtjes në banesat e vjetra, ka pasur dhe dëme shumë të mëdha nga tërmeti, ndërkohë që sa i takon banesave të reja inxhinieri ishte i mendimit se nuk ka pasur dëme që lidhen me mos respektimin e standardeve të ndërtimit.

“Inxhineria adoptoi me dëshirë dhe iniciativë eurokodet (jo me detyrim ligjor) dhe kjo është për tu përshëndetur. Nga ana tjetër është përgjegjësi e politikës shqiptare, e qeverisë shqiptare që të marrin masa të menjëhershme. Deri tani në dijeninë time kanë dalë udhëzime apo akte nënligjore por nuk mjafton me kaq,” – u shpreh inxhinieri.

Sipas tij qeveria nuk duhet ta mbajë fokusin vetëm te vendosja e standarteve por dhe tek mënyra se si zhvillohet ndërtimi për të mbikëqyrur se çfarë ka ndodhur gjatë zbatimit dhe marrjes në dorëzim të një projekti.

Të japësh një shërbim inxhinierik me etikë profesionale, kjo është ajo që synohet nëpërmjet disiplinës, që siç sqaroi dhe inxhinieri Beqaj në vendin tonë mungon.

Ai tha se që nga vitit 2009 qeveria shqiptare është në moszbatim të një ligji që quhet “Ligji mbi profesionet e rregulluara”, gjë që nënkupton se qeveria shqiptare ka qenë e detyruar të krijojë “Urdhrin e inxhinierit” dhe nuk e ka bërë.

Është pikërisht ky urdhër, siç sqaroi Gëzim Beqaj, që ndikon në formimin dhe në ndëshkimin e inxhinierëve të ndërtimit dhe rrjedhimisht sjell përgjegjësinë e plotë në ndërtime.

Përmbytjet, inxhinieri Gëzim Beqaj: Shteti duhet të konsultohet me ekspertët, më vjen keq që…

Reshjet intensive të javëve të fundit sollën përmbytje në disa zona të vendit, ku më problematike u paraqitën zona e Nënshkodrës dhe Lezha.

Inxhinieri, Gëzim Beqaj, i ftuar në Ora News, thotë se shteti duhet të kërkojë ndihmën profesionistëve të fushës, në këtë rast të inxhinierëve, për përballimin e emergjencave të tilla.

Për këtë, ai mori shembullin e një Instituti Ekonomik në Holandë, ku qeveria atje, përpara se të bëjë një ndryshim që lidhet me taksat, konsultohet fillimisht me këtë Institut dhe më pas e kalon çështjen në parlament.

Beqaj: Po marr një shembull shumë të thjeshtë, po marr Holandën. Atje është një institut që është i ekonomisë. Por qeveria Holandeze dhe parlamenti Holandez, kur dëshiron të marrë një nismë ligjore për ndryshimin e një takse, më përpara, e dërgon tek instituti dhe më pas në parlament. Politika duhet ta kuptojë përfundimisht, duke mbajtur peng inxhinierinë, e para merr risqe të panevojshme dhe e dyta lehtësohet. Do të marrë një produkt ku inxhinieri do të jetë një end me interes publik, ai nuk është një end privat, por publik kur inxhinierët do të paguajnë kodin e tyre dhe publiku apo çdo i interesuar, kur të kërkojë një shërbim inxhinerik do të drejtohet tek ne ku do të jetë transparente gjithçka. Unë nuk kam asgjë fare me politikën në aspektin personal, më vjen keq që nuk po e bën, nuk ka asnjë arsye. Është e kundërta, duhet ta bëjë

Inxhinieri Gëzim Beqaj: Para viteve ’90 kishte disiplinë, pas ’90-s ka ndërtime edhe pa asistencë

Pas tërmetit 6.4 maginitud i shkallës rihter, që përshkroi vendin tonë, përveçse tragjedisë së shkaktuar me 51 jetë të shuara, dëmet materiale janë të mëdha. Qindra banesa janë shpallur të pabanueshme (mbi 130 të shembura), ndërsa mbi 20 pallate do të shemben, rreth 3811 banesa dhe rreth 460 pallate janë dëmtuar rëndë. Për kamerën e “ReportTV” sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Inxhinierëve Konsulentë, Gëzim Beqaj, shpjegon sesi e kaluan klasën ndërtimet në vend, duke i kategorizuar në ndërtime të para viteve ’90, edhe të pas viteve ’90.

Urdhri i Inxhinierëve, pse i duhet Shqipërisë?

Shqipëria është një ndër vendet e pakta që nuk ka një urdhër për profesionin e inxhinierit. Përpjekjet për të ngritur një urdhër të tillë, të rregulluar me një ligj të posaçëm po bëhen tashmë prej disa vitesh.

Shoqata shqiptare e Inxhinierëve konsulentë ka nënshkruar në vitin 2017 një marrëveshje me Ministrinë e Transporteve, tashmë Ministria e Infrastrukturës. Kjo shoqatë ngriti grupin e punës për hartimin e ligjit që do të mundësonte urdhrin. Paralelisht, ajo nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Urdhrin Italian të Inxhinierëve, për të marrë asistencë prej tyre. I njëjti bashkëpunim u vendos edhe me shoqatën e inxhinierëve të Holandës. Për hartimin e një ligji sa më të plotë, u mor mendimi i ekspertëve dhe akademikëve shqiptarë.

Në tetor të 2018-ës, draft ligji i dakordësuar edhe me 10 shoqata të tjera të inxhinierëve dhe i certifikuar nga Urdhri Italian dhe shoqata holandeze iu dërgua qeverisë. Kjo e fundit ngriti grupin e punës, për të shqyrtuar draftin e sjellë nga inxhinierët dhe për të mundësuar kështu Urdhrin e Inxhinierëve.

Pse është i nevojshëm ky urdhër për Shqipërinë? Cilat janë përfitimet e qytetarëve dhe ekonomisë? Për këtë temë u diskutua këtë të mërkurë në A2 Business Week, ku të ftuar ishin Farruk Kaba, president i Shoqatës së Inxhinierëve dhe Gëzim Beqaj, sekretar i Shoqatës së Inxhinierëve.

“Kjo është një praktikë, një eksperiencë që e kanë të gjitha vendet e botës. Organizimi i bizneseve është shumë i rëndësishëm, jo vetëm për bizneset, por edhe për qeverinë. Në Shqipërinë ekzistojnë disa urdhra, ndërsa inxhinieria, e cila është në thelbin e ndërtimeve, e të gjitha aktiviteteve industriale, ende nuk e ka një urdhër. Tentativat janë bërë që në vitin 2007, kur u përgatitën të gjitha dokumentet, por dështoi. Ky urdhër është i nevojshëm për të mirën e ekonomisë. Urdhri, jo vetëm certifikon inxhinierët, sipas kritereve, por ai i merr edhe në njëfarë provimi për t’i “kolauduar”. Në Konferencën e Mileniumit, në vitin 2000, është thënë: Inxhinieria dhe inxhinierët janë gjeneratorët e shoqërisë njerëzore”, u shpreh Farruk Kaba, president i Shoqatës së Inxhinierëve.

JON PANAIRI TIRANE 2016

JON PANAIRI TIRANE 2016

Në këtë panair JON shpk është prezantuar me dy partnerë italian.
Sivit – Prodhues i epoxeve apo rezinave kryesisht për sektorin indusstrial dhe Pontarolo Engineering.

Projekti Pilot me Bashkine Fier 2016 - PowerCem Technologies - JON shpk

Projekt pilot ne Shqiperi – Fier

Në këtë projekt pilot në njërën pjesë të rrugës është bërë trajtimi i nënshtresës rrugore me RoadCem pa qënë i nevojshëm përdorimi i inerteve ndërsa pjesa tjetër është realizuar me menyrën tradicionale.
Pas nje viti janë bërë testet laboratorike nga kompania ALTEA rezultatet e të cilave kanë konfirmuar suksesin e plotë të teknologjisë PowerCem.Për të marrë info më të detajuara mund të na shkruani në [email protected]

The engineer says openly on Report TV…

Gëzim Beqaj, Secretary General of the Albanian Association of Consulting Engineers spoke about the problem of collapse of roads and bridges due to floods in recent days. In an interview for Report Tv, with the journalist Besard Jacaj said that these things happen because in Albania the institutions have been destroyed and no responsibility is held for the damage done. Engineer Beqaj says that there are two major problems, the lack of a Construction Institution and the Engineering Order, which leads to the avoidance of responsibility and irresponsibility for the demolition of roads or bridges.

ING. Gezim Beqaj Sekretar i pergjitheshem i shoqates shqiptare te inxhiniereve konsulente i ftuar ne Kanalin Rai

ING. Gezim Beqaj for Rai

ING. Gezim Beqaj Sekretar i pergjitheshem i shoqates shqiptare te inxhiniereve konsulente i ftuar ne Kanalin Rai.

logo-for-under-construction.png

Jon Construction

Building isn’t just a job. At the Construction Company, it is our passion. With every project we undertake, we set the bar high and provide the best people in the industry, with a true love of what we do to make our Customers’ vision a reality.

Copyright Jon Construction & Solution © 2021

Developed by Suli SH P K