Jon sh.p.k u themelua më 4 prill 1994, në qytetin e Patosit, Fier nga inxhinieri i ndërtimit, z. Gëzim Beqaj. Me një përvojë të mëparshme 8-vjeçare në menaxhimin e ndërmarrjeve shtetërore. Fillimisht, kompania kishte një staf të vogël profesionistësh të kualifikuar, të cilët ishin të specializuar në shërbime ndërtimore.
Projekte e para u financuan nga institucione ndërkombëtare si Banka Botërore, Komuniteti Europian dhe donatorë të tjerë.
Fokusi te infrastruktura: Jon shpk u specializua në projekte ujësjellësi, kanalizimesh dhe rrugësh. Gjatë kësaj periudhe,kompania përfundoi me sukses 46 kontrata infrastrukturore, me një vlerë totale prej rreth 8.4 milionë euro dhe ishte ndër të parat që aplikoi teknologji të reja si tubacionet e polietilenit (P.E.).
Transferimi në Tiranë: JON shpk zhvendosi qendrën e saj të aktivitetit në kryeqytet, duke shënuar një fazë të re zgjerimi.
Zgjerimi në ndërtimet civile dhe industriale: Përveç infrastrukturës, kompania filloi të ofrojë shërbime në ndërtime civile dhe industriale. Kjo fazë u fokusua në sjelljen e materialeve dhe teknologjive të certifikuara sipas standardeve evropiane. Janë realizuar rreth 50 kontrata, kryesisht me investitorë privatë, me një vlerë totale prej 5.2 milionë euro.
Rritja e Kapitalit: Vlera e kapitalit të kompanisë u rrit ndjeshëm, falë rikapitalizimit të fitimeve.
Partneritete ndërkombëtare: U krijuan partneritete me prodhues prestigjiozë si Volteco, System Group dhe Forbo Flooring. Jon sh.p.k siguroi përfaqësi ekskluzive për disa nga këto marka në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Zhvillim i qëndrueshëm: Pas më shumë se tre dekadash, Jon sh.p.k vazhdon të dëshmojë një rritje të qëndrueshme dhe të sigurt. Kompania ka krijuar një profil solid në tregun e ndërtimit, duke u njohur për cilësi, efikasitet dhe inovacion.
Our site uses cookies. By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.