Izolim Termik dhe Akustik
Realizojmë sistem të kompletuar izolimi, nga paketa termike dhe akustike, deri në finiturë.
Produkte 100% Natyrale
Produkte EPS dhe XPS
Avantazhe
- Jetëgjatësi
- Garanci deri në 50 Vite
- Produkte me përbërje strukturore të avancuar
Aplikime
- Izolim termik dhe akustik për Struktura Nëntokesore
- Izolim termik dhe akustik për Tarraca dhe Ndërkate
- Izolim termik dhe akustik për Fasada
Partnerët
Jon bashkëpunon me prodhues prestigjoz për të ofruar produkte me jetëgjatësi te madhe dhe avantgardë në përberje strukturore.
Austrotherm është specialisti për izolim termik dhe akustik me cilësi të lartë dhe me vizion në Evropën Qendrore dhe Lindore. Kompania u themelua nga Oswald Nowotny, i cili në vitin 1953 ishte austriaku i parë që prodhoi polistiren.
Menjëherë pas hapjes së Evropës Lindore, Austrotherm ishte një nga kompanitë e para që operoi në tregun e Evropës Lindore. Grupi Austrotherm tani përbëhet nga kompani në 11 vende me 19 vende prodhimi.
Ndër panelet izoluese prej tape, CORKPAN, i bërë nga tapa e zgjeruar (ICB – Insulation Cork Board) është i vetmi i certifikuar për bio-ndërtim (natureplus dhe ANAB-ICEA), 100% natyral, i prodhuar pa ngjitës kimikë dhe lëndë të para të derivuara nga nafta, i riciklueshëm dhe i ripërdorshëm në fund të jetës. Pas shpërbërjes, lëvorja e lisave pasi është nxjerrë nga tapishtet pranë fabrikës, sillet në stabilimentet Amorim Cork Insulation. Këtu ndodhet procesi industrial që çon në aglomerimin e panelit CORKPAN përmes një procesi termik, i njohur si “pjekje”.
Prodhim dhe tregëtim i produkteve tape që plotësojnë nevojat e klientëve, duke siguruar besueshmëri, fleksibilitet dhe standarde konkurruese të cilësisë, ndjekjes dhe shërbimit pas shitjes në mënyrë që të tejkalojë pritjet e klientëve.


