Sisteme Dyshemesh Profesionale
Reazilojmë sisteme profesionale për dysheme në çdo sektor të ndërtimit.
Dyqane
Zyra
Hoteleri
Edukim
Shëndetësi
Industri
Sport
Avantazhe
- Produkte CE
- Performancat më të mira në treg
- Zgjidhje për cdo kategori dhe hapësirë
- Dizajne unike
- Aplikatorë të kualifikuar
Partnerët
Jon bashkëpunon me prodhues lider në tregun Europian dhe Botëror për të garantuar cilësi dhe performancë maksimale në produktet që ne ofrojme. Gjithashtu për të siguruar dizajne unike dhe performancë maksimale ne shfrytëzim.
Forbo Flooring Systems është degë e Forbo Group, një lider global në produktet e dyshemeve, veçanërisht në linoleum, ku mban pjesën kryesore të tregut botëror.
Forbo ofron një gamë të gjerë zgjidhjesh të qëndrueshme për dyshemetë, duke përfshirë linoleum, dysheme vinili me cilësi të lartë, pllaka qilimash, feltër gjilpërash dhe dysheme tekstili të larëshme si Flotex. Produktet e Forbo janë të dizajnuara për ambiente të ndryshme publike dhe komerciale, të tilla si spitale, shkolla, zyra, hotele si dhe për tregun rezidencial.
Sivit prodhon dysheme dhe veshje profesionale prej resine me teknikat më të përparuara për çdo ambient industrial dhe tregtar në Itali dhe në botë.
Ekspertë në veshjet e dyshemeve dhe mureve me resinë që nga viti 1974.
E themeluar në Torino, Sivit nisi një udhëtim në prodhimin dhe tregtimin e formulimeve të resinës për dysheme industriale, duke u bërë shpejt një partner i preferuar për industrinë e përpunimit të metaleve në Torino. Me kalimin e kohës, Sivit ka zgjeruar dhe konsoliduar praninë e saj në tregun kombëtar, duke zhvilluar zgjidhje dhe cikle për një gamë të gjerë sektorësh industrialë, tregtarë dhe civilë.


