MD CORK FACADE, e prodhuar duke përdorur panelin izolues CORKPAN MD FACCIATA është i vetmi sistem veshjeje që lejon ekspozimin e tapës si brenda ashtu edhe jashtë. Kjo lejon funksionin e dyfishtë të izolimit termik dhe akustik në veshjen e fasadës.
Përmbledhje
Rezultati estetik i shtresës MD CORK FACADE është befasues: fasada duket sikur jeton, duke ndryshuar ngjyrën e saj sipas kushteve klimatike, duke shfrytëzuar lojën e dritës dhe hijes të përftuar nga përdorimin e paneleve prej tape me trashësi të ndryshme.


DECORK: Panele MD FACCIATA me punim të frezuar
Linja DECORK është një gamë panelesh të ekspozuara prej tape të krijuara posaçërisht për qëllime estetike. Nëpërmjet punimit me CNC, panelet marrin tekstura të ndryshme në sipërfaqe, duke e transformuar tapën nga një material teknik në një element arkitekturor ekspresiv.

Të prodhuara tërësisht nga tapë e zgjeruar, pa ngjitës të shtuar, panelet DECORK kombinojnë funksionalitetin dhe dizajnin, duke ruajtur vetitë e shkëlqyera izoluese, frymëmarrëse dhe të qëndrueshme të tapës së zgjeruar.
Ato mund të përdoren si brenda ashtu edhe jashtë, për veshjen e fasadave, tavanet e varura ose muret dekorative, duke ndihmuar në izolimin termik dhe akustik.
Me DECORK, tapa shfaqet në formën e saj më autentike, duke u bërë një “lëvore arkitekturore”. Një mbulesë e cila mbron, dekoron dhe tregon historinë e një ndërtimi të qëndrueshëm.
Reagimi i tapës në ambientet e jashtme
Duke qënë se CORKPAN MD FACCIATA është një produkt krejtësisht natyral, fasada e ndërtesës merr nuanca të ndryshme gjatë jetëgjatësisë së saj, në varësi të mikroklimës dhe vendit ku është instaluar.
Dallimet në nuancë mund të jenë të dukshme edhe midis fasadave të ndryshme të ndërtesave për shkak të ndryshimeve në ekspozimin ndaj rrezeve të diellit.

Mënyra e aplikimit
Sistemi mund të aplikohet mbi muratuë os mbi panel druri.






