Nëpërmjet një projektvendimi, qeveria pritet të fillojë procesin e auditimit teknik të pallateve me më shumë se 50 vite vjetërsi.
Në të parashikohet që Bashkitë do përcaktojnë subjektet private që do bwjnw inspektimet, ndërsa Instituti i Ndërtimit më pas do bëjë oponencën teknike dhe ka fuqinë e vendimit përfundimtar nëse pallati do riparohet apo shembet.
Nëse auditimi zbulon se pallati ka nevojë për ndërhyrje, atëherë do të bëhet edhe një analizë financiare për të përcaktuar nëse ia vlen të riparohet apo të ndërtohet nga e para. Nëse vlera e riparimit të pallatit është më e madhe ose barazvlefshme me koston e ndërtimit nga e para, ai do të prishet. Për ekspertët e fushës do duhej jo vetëm një VKM, por një ligj i ri për rishikimin e këtyre objekteve
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Copyright Jon Construction & Solution © 2021
Developed by Suli SH P K