Engineer Consulation | Consultant | Jon Construction | jon.al Tirana | Construction Albania

Konsulence

Jon shpk me një përvojë mbi 26 vjet në tregun e ndërtimit dhe si përfaqësues i mbi 20 kompanive që prodhojnë teknologji dhe produkte në ndërtim nga vendet e BE por edhe më gjerë si në Australi apo Angli, etj ka fituar një përvojë dhe kualifikim të kënaqshëm, të aftë për të ofruar konsulentë të nivelit të lartë në disa fusha shumë specifike në sektorin e ndërtimit. Duke pasur parasysh që stafi ynë inxhinierik është i trajnuar dhe i certifikuar nga të gjitha kompanitë që ne bashkëpunojmë dhe duke qenë se JON shpk mban kontakte të vazhdueshme zyrtare dhe të kontraktuara me zyrat teknike të të gjitha përfaqësive që zotëron, Jon shpk ofron konsulencë dhe ofron zgjidhje në këto fusha:

Hidroizolim i të gjitha llojeve dhe problemeve

Izolim termik dhe akustik

Trajtimi i ujit të pijshëm të ujit të ndotur dhe mbeturinave

Sistemi i tubave të ujit të pijshëm, kanalizimeve dhe depozitave dhe testet e tyre.

Dyshemetë e të gjitha llojeve në funksion të funksionit të objektit

Trajtimi i betonit ose prodhimi i betonit hidroteknik

Trajtimi i rrugëve dhe nënshtresave rrugore pa nevojën e përdorimit të agregateve.

Verifikimi i gjendjes së amortizimit të betonit, dyshemeve të betonit ose masave (nënshtresave) si dhe dëmtimin e tyre ose përcaktimin e sasisë së lagështisë që kanë brenda si dhe metodat dhe riparimin e tyre.