Tv Klan – Ekspertët: Ndërtimet e vjetra duhet të rivlerësohen

Tërmeti zbuloi problemet e godinave të viteve ‘70”

Infrastruktura e dobët e ndërtesave është një ndër faktorët kryesorë të riskut për rrezikun sizmik në Shqipëri. Për inxhinierët e ndërtimit, ndërtimet e kryera përgjatë viteve 1975-2000, janë të parat që kanë nevojë për kontroll dhe vlerësim të hollësishëm.

“Në opinionin tim stoku më problematik i ndërtimit i përket periudhës bashkëkohore 75’-2000. Ndërtesat e mëparshme kanë një cilësi më të mirë. Kur cilësia e materialeve është dobësuar apo puna vullnetare ka qenë më në masë, ato tipologji kanë një problem jo të vogël”, thotë Markel Baballëku, inxhinier.

“Ka shumë të vjetra që kanë nevojë për inspektim, po unë do thoja që është domosdoshmëri një protokoll që banesat të mbikëqyren”, shprehet Gëzim Beqaj, inxhinier ndërtimi.

Tërmeti i vitit 2019 na tregoi se ndërtimet pas viteve 70 kishin kryesisht dëmtime në strukturë.

“Struktura e tyre është cenuar, duke zhvilluar shtesa në lartësi dhe anësorë që kanë cenuar muret, por edhe hapjet që janë kryer shpesh në katet përdhe”, thotë Baballëku.

“Ato rrezikohen nga mosmirëmbajtja, mos ndërhyrja në kohë, kryesisht në pjesët e amortizimit të fasadave dhe strukturave që janë të ekspozuar nga agjentët atmosferik”, shprehet Beqaj.

Për inxhinierët e ndërtimit, kontrollet për sigurinë e banesave duhen kryer vazhdimisht për çdo ndërtim.

“Mbikëqyrja e një vepre inxhinierike gjatë shfrytëzimit duhet të ketë protokollet e veta dhe që këtu nuk ndodh tashmë. Aq më tepër ato që janë të vjetëruara, që kanë mbi 30 vjet që nuk janë mbikëqyrur dhe mirëmbajtur”, shton Beqaj.

Pas tërmetit të nëntorit 2019 rreth 17 mijë objekte me një akt-ekspertizë të thelluar për sigurinë e objekteve.

logo-for-under-construction.png

Jon Construction

Building isn’t just a job. At the Construction Company, it is our passion. With every project we undertake, we set the bar high and provide the best people in the industry, with a true love of what we do to make our Customers’ vision a reality.

Copyright Jon Construction & Solution © 2021

Developed by Suli SH P K